Zoti President Bamir TOPI,

Po drejtohem juve për t’ju kërkuar që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diasporës t’u jepni nënshtetësi shqiptare.

Nuk ju kerkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambulla e saj; „...Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kurse Neni 8 përcakton:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

Ka ardhur momenti që te tregoni dhe të veproni shqiptarisht se shqiptaret me marrjen e nenshtetesisë tregojnë se janë komb 15 milionesh

Përballë shovenizmit sllavo-grek, dhënia e nënshteteisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një perforcues të madh të identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në nje llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar

Shpresoj se kësaj rradhe do merrni në konsideratë këtë porosi të lartë kombëtare.

Sa jeni i/e kënaqur me veprimtarinë e partive politike në trevat e Shqipërisë Natyrale?

Sa i/e gatshëm/me jeni të punoni për të arritur që shqiptarët të krijojnë shtetin e tyre të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan?

Presdidenti i Shqipërisë

12.8.10

DOKUMENTET QË DUHEN PËR TË MARRË SHTETËSINË SHQIPTARE

1. Kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës me arsyet e aplikimit, adresën, numër të mundshëm telefoni, e firmosur.
2. Çertifikatë e lindjes origjinale, e përkthyer, noteruar dhe legalizuar në ambasadën tonë në shtetin e banimit.
3. Dokument rezidence në Shqipëri (vetëm Leje Qëndrimi, e lëshuar nga Ministria e Rendit Publik sipas rasteve të parashikuar në ligj, për 5 vjet, 3 vjet ose 1 vit).
4. Akti i pronësisë së banesës në Shqipëri, ose kontrata e qirasë.
5. Kontratë pune për të punësuarit, vërtetim nga zyra e tatimeve për të vetëpunësuarit apo investitorët, ose vërtetim pensioni.
6. Dokument për të ardhurat.
7. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë, si dhe në shtetin nga vjen.
8. Marrëveshje para noterit e të dy prindërve për dhënien e shtetësisë së fëmijëve të mitur.

1- Nëse personi është azilant politik duhet të paraqesë dokument origjinal për këtë.

2- Nëse personi pretendon të ketë aktivitet të veçantë në shërbim të shtetit shqiptar, një institucion qendror shqiptar, si Akademia e Shkencave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Kulturës, etj, paraqet një raport vlerësues në formë propozimi pranë Presidentit të Republikës, të shoqëruar me çertifikatën e personit, dëshmitë e penalitetit në të dy shtetet dhe kërkesën e tij, drejtuar Presidentit të Republikës

3- Të gjithë fëmijët mbi 14 vjeç të aplikojnë më vete. Për aplikantët deri në 18 vjeç praktikës duhet t’i bashkëlidhet dhe një deklaratë noteriale e të dy prindërve ,ku të shprehet pëlqimi i tyre për fitimin e shtetësisë shqiptare.

4- Dokumentet duhet të jenë lëshuar jo me parë se dy muajt e fundit nga dita e pranimit të tyre.

27.7.10

të dashtun lexues Rregjistrohuni

qe te mun kem parasysh perafersisht numrin e bashkëkombasve si jan te interesuem per marrje te pashaportes Shqipëtare.

ketu mun rregjistrohi:
Emri i juaj:
Mbiemri:
vendlindja:
Vendodhja:
dhe sa anatr jeni:
të dashtun lexues ju duhet te krijoni nje Google akount. qe te mun shkruani ne ket bllog, dhe aty keni opcion reago si Google akount apo noj akount tjetr apo URL te facebook.
dhe mun epni nje koment, veç klikoni ne ket link ketu REAGIME

26.7.10

Pajtoheni qe të bëhet bashkimi i Trojeve Etnike ?

Çfarë qendrim keni ndaj idesë së krijimit të një shteti të bashkuar shqiptar?

epni mendim e juaj

Çfarë veprimesh apo masazhesh urgjente mendoni se duhen ndërmarrë në trevat shqiptare?

Mund të na thoni pse?

Si e karakterizoni situatën politike në trevat shqiptare të Shqipërisë Natyrale?